Inceneratorët/ Strazimiri: “Pronari real” të ka lidhur duart, prandaj ti nuk ia ve dot prangat!

Nga Gent STRAZIMIRI

“Pronari real” të ka lidhur duart, prandaj ti nuk ia ve dot prangat!

* Dikush paska firmosur për të shpenzuar 423 milionë euro brenda ditës, pa e ditur as se kush është pronari real të cilit i duhen paguar?

– Dhe ti nuk e arreston!

* Ti po kërkon “pronarin real” për ta arrestuar dhe ke frikë të ndërpresësh pagesat, të sekuestrosh objektin e inkriminuar, se krimineli na padiska në arbitrazh…?

Cilido qoftë “pronari real” që na fshiheshka dhe ia paske frikën në arbitrazh, ka konsumuar të njëjtën vepër penale për të cilën ti po akuzon Arben Ahmetajn…

Po të doje ta gjeje, thërrisje Arben Ahmetajn dhe e pyesje me apo pa pranga në duar:

* cili na qënkësh ky mbi Arben Ahmetajn, që paskësh fuqinë të mbledhë Këshillin e Ministrave e ta detyrojë të marrë 17 Vendime brenda ditës, për ti paguar 423 milionë euro një kompanie që ende sot nuk i dihet “pronari real”, të cilin por e kërkoke por ia paske edhe frikën e arbitrazhit…?

Ti pikërisht “pronarin real” nuk do të gjesh, megjithëse e di se kush është…

Është ai që të ka lidhur duart, e prandaj ti nuk i ve dot prangat!

SPAK YOU

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …

Leave a Reply