Berisha hap podcast-in e tij, fton Ramën në debat: Uroj të gjejë kurajon dhe të pranojë ftesën time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale, podcastin e tij. Në këtë rubrikë të rej, që Berisha shprehet se e ka realizuar që në muajin dhjetor, por për shkak të angazhimeve të vazhdueshme, nuk është bërë publik.

Në një shënim në Facebook-un e tij, Berisha shprehet se si zakonisht, Rama është pas tij, ndërsa i ka bërë një ftesë për debat publik.

Mesazhi i kreut të PD, Sali Berisha

Të dashur miq të komunitetit të madh të rrjeteve sociale Facebook, Instagram dhe Tik Tok. Që prej dhjetorit, kam në ‘sirtarin’ tim dixhital të komunikimit me ju, edhe podcast-in tim të përjavshëm. Ngjarjet e kanë shtyrë këtë takim të ri me ju në një format tjetër, por duke filluar nga sot do të shihemi edhe në këtë dritare të re.
Mora vesh se edhe Edi Rama do ketë podcast. Si gjithmonë disa hapa pas meje, por ju e dini se unë kam një pasion të veçantë për teknologjinë dhe risitë e saj.
Kam menduar që komunikimi me ju në podcast të përqendrohet kryesisht në çështje jo politike, në Sali Berishen qe ju nuk e keni njohur dhe këtë e provon edhe ky episod i parë, i regjistruar në dhjetorin e kaluar.
Meqë Rama paska thënë se është gati që të debatojë edhe me kundërshtarin politik, një ftesë që unë ja kam bërë prej kohësh në studiot televizive, ia përsëris tani publikisht, që ta bëjmë debatin të cilit ai i shmanget. Ku të dojë ai, në podcast-in tim apo të tijin.
Mendoj se politikanët duhet të ballafaqojnë pikëpamjet e tyre. Uroj të gjejë kurajo dhe të pranojë ftesën time. #sb
Këtu mund të ndiqni videon dhe audion podcast.

 

 

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply