Berisha: Rama-Agaçi shkelmuan strategjinë 4 milion euro të KE për trajtimin e mbetjeve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë konferencës për shtyp se, Rama-Agaçi shkelmuan strategjinë 4 milionë euro të KE për trajtimin e mbetjeve.
“Unë sot këtu dua të shtroj disa pyetje për shqiptarët. Kush është personi i cili shkelmoi strategjinë e hartuar me financimin e KE për trajtimin e mbetjeve për të cilin u shpenzuan 4 milionë euro, dhe e hodhën në kosh atë? Askush nuk mund ta bënte një gjë të tillë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, i cili për krijimin e sipërmarrjes së djegësave, shkelmoi dhe hodhi në kosh strategjinë e trajtimit të mbetjeve, e trajtuar nga KE.
Cili autoritet mund të hidhte në kosh shkresat zyrtare të agjencisë publike të prukurimeve të firmosura nga drejtori, Edmond Ahmeti, se kontrata me negociata të mbyllura është antiligjore, dhe se nuk ekziston në legjislacionin e Shqipërisë. Një akt të tillë kriminal ka kryer Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Askush tjetër nuk mund të bënte një shkelje të tillë, por edhe kjo mbrohet dhe injorohet nga SKAP-i i partisë.
Cili është personi që kaloi 17 procedura në 24 orë, në mënyrë të rrufeshme për Inceneratorin e Elbasanit. Arben Ahmetaj thotë që: unë nuk mund ta lëvizja qeverinë. E vërteta është që qeverinë mund ta lëvizë vetëm një njeri, dhe ky quhet Edi Rama.
Ndaj edhe Dumani nuk i gjen dot pronarët fundorë të Inceneratorit të Tiranës”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …

Leave a Reply