Deklarata e fortë e Kryemadhit: Së shpejti për Ramën do vijë letër porosi nga SHBA

Deputetja Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion” se, së shpejti do vijë në Shqipëri një letër porosi nga përtej oqeanit.

“Në lidhje me McGonigal. Tani, se leterporosia është për Ramën vetë, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurit dhe të gjithë ata që kanë pasur të bëjnë me të”, deklaroi Kryemadhi.

Gjithashtu, Kryemadhi i bëri thirrje SPAK-ut që të bllokojë pagesat për inceneratorët që paguhen nga Erion Veliaj.

Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi mohoi marrjen e parave ruse, teksa pati një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama dhe për ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajn.

Deputetja tha shumë shpejt për Ramën do të vij një letër-porosi që lidhet me hetimet për çështjen “McGonigal”.

Më tej, Kryemadhi theksoi se Ahmetaj do të arrestohet që Rama të mbyllë çështjen e inceneratorëve dhe në këtë mënyrë ai vetë i shpëton drejtësisë.

“Shumë shpejt do të trokasë një letër-porosi për Edi Ramën. Sa herë i troket diçka, Rama nxjerr nga këto fatura, siç ishte rasti në Shtator i rastit McGonigal, për korruptimin e një zyrtarit të lartë siç është FBI. Ahmetaj mund të jetë i radhës gjoja për inceneratorët për të mbuluar aferën Mcgonigal. Ky zotëri do shkoj në burg si koka e incenratorëve, jo se nuk është ai është. Ahmetaj mund të arrestohet, bëhet një marrëveshje, se ka frikë se mund të ketë qenë Ahmetaj ai që ka çuar parat të McGonigal. Zero kam marrë infroamcion nga Ahmetaj për inceneratorët”, tha Kryemadhi.

About Redaksia

Check Also

PD reagon për deklaratën e Departamentit të Shtetit: Narkoshteti në shënjestër të SHBA-ve

PD përshëndet mesazhin e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE …

Leave a Reply