Intervista/ Berisha: Fokusi im? 14 maji! Zero tolerancë me krimin e organizuar!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një intervistë duke u shprehur lidhur me qëndrimin e tij ndaj marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Në intervistën e tij për “Nacionale”, Berisha tha se ndërkombëtarët duhet që të kenë parasysh që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është ultranacioalist serb. Por marrëveshjen e cilësoi si një lajm të mirë për rajonin. Gjithashtu Berisha foli edhe lidhur me hobet e tij, por njëherë për njëherë duket se gjithë vëmendjen e ka tek zgjedhjet lokale të 14 majit.

Pjesë nga intervista

Sali Berisha: Zero tolerancë me krimin e organizuar, nëse i zbërthen, sigurisht që i zbërthen duke konfiskuar pasurinë e tyre. Para të gjithave nevojitet një qeveri e palidhur me krimin. Brenda Policisë ka qindra burra e gra që janë të gatshëm të bëjnë detyrën e tyre, por nuk i lejon politika. Unë i respektoj të gjithë politikanët në Kosovë, por jo vetëm atje por kudo. Jam i hapur ndaj të gjitha forcave poltike. Si afilacion kemi patur Lidhjen Demokratike, por kjo nuk më ka penguar kurrë që të kem marrëdhënie normale për çdo forcë tjetër politike.

Por me zotin Kurti keni kontakte?

Sali Berisha: Nuk kam ndonjë kontakt direkt, por…

E keni parë çfarë ka ndodhur dialogu me Serbinë?

Sali Berisha: E kam ndjekur me interes të madh. Jo nuk ndërhyj në punët e brendshme të Kosovës. Problemi është që disa çështje nuk janë vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por kanë rëndësi edhe për rajonin. Kam bindjet e mia dhe i kam shprehur se prej më shumë se një dekadë ultranacionalizimi serb dikton dhe bllokon progresin drejt një paqeje në rajon. Këtu kanë ndikuar edhe gabimet e shqiptarëve. Por nuk janë ata që kanë bërë ultranacionalizimin serb. Aleksandër Vuçiç është më i rrezikshmi ndonjëherë. Nuk zgjedh dot me kë negocion. Komuniteti ndërkombëtar nuk e promovon axhendën e kombit serb, por ultranacinalizimit serb. Nuk është e rrezikshme për Kosovën por për gjithë rajonin.

Stresi dhe Luizi të përmendin vazhdimisht…

Sali Berisha: Janë artistë të shkëlqyer. Kanë arritur të bëjnë publikun shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri si askush tjetër. Iu uroj suksese. Nuk e ndjek unë në këtë mënyrë, ka rëndësi që politika mos të përzihet tek ata. Janë artistë nuk kanë nevojë për ndërhyrjen e politikës.

Ku i gjen këto energji?

Sali Berisha: Është shumë e thjeshtë. Sekreti i rinisë së përjetshme është puna, puna, puna. Never give up (Kurrë mos u dorëzo).

Sa orë rri në zyrë?

Sali Berisha: Ditën e kam të gjallë, edhe lëviz shumë, dal nga ora 9, kthehem në 10 të darkës.

Po nipat dhe mbesat ç’të thonë?

Sali Berisha: Përpiqem edhe për ata…

Do të vish në pushtet, do të bëhesh kryeministër, do e përgatisësh PD dhe Shqipërinë për një lider të moshës së tyre?

Sali Berisha: Do bëj gjithçka që në PD të ketë një garë të lirë. Kurrë një lider nuk përgatit një tjetër. Ai përgatitet në beteja elektorale. Çdo lider kur humbet zgjedhjet jep dorëheqjen. I treti që fiton është lideri i fitores. Nuk është trashëgmni. Jam i zhgënjyer, por kurrë nuk i kam thënë Lulzim Bashës të garojë për kryetar partie. Këtë koncept kam. Nuk krijohet lideri i pasardhësit. Nëse fiton zgjedhjet është prova që është lider i vërtetë.

Ka kapacitet në PD?

Sali Berisha: Padiskutim që ka.

I lexon librat për liderët e tjerë?

Sali Berisha: Lexoj, por autobiografi si rregull nuk lexoj. Kam lexuar shumë por kam konstatuar se ka shumë gjëra të pasakta.

Do të vish në Kosovë për një vizitë?

Sali Berisha: Plan konkret nuk kam por nuk përjashtoj mundësitë. Kam zgjedhjet dhe jam shumë i përqëndruar tek to.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply