Një ngjarje e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku janë plagosur 3 persona. Autori është identifikuar si Elton Mergjyshi, 40 vjeç, i cili dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollarin, 64 vjeç, shtetasen R. Rrapollari, 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.
Si pasojë 3 personat janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë pasi është prekur nga sulmi me thikë, në zemër dhe po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi është në gjende kritike për jetën.
Ndërsa dyshohet se është i plagosur dhe nje shtetas italian ai është jashtë rrezikut për jetën, italiani mësohet se është plagosur në shpinë, ndërsa gruaja ka marrë dëmtime në dorë.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 03.04.2023, në Laprakë, në një lokal, shtetasi E. Gj., 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasit V. Rr., 64 vjeç, R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin M. M., 47 vjeç. Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po kontrollojnë në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Për gjendjen shëndetësore të të dëmtuarve dhe kapjen e autorit, do të kemi njoftim vijues.