Boçi me mjekun Dino: Vlerësova këshillat për “ndërhyrjet kirurgjikale” që duhen realizuar në Elbasan

Kandidati i opozitës për bashkonë e Elbasanit, Luçiano Boçi e ka nisur mëngjesin me një kafe me mjekun Armor Dino. Boçi shkruan në një postim në Facebook se, e vlerësova konsideratën dhe këshillat prej mjeku të dr.Armorit për “ndërhyrjet kirurgjikale” që duhen realizuar në Elbasan për ta kthyer në një qytet të shëndetshëm.

Postimi

Me mjekun dhe qytetarin e mirë Armor Dino

Kënaqësi e veçantë biseda me mikun tim Armorin dhe zonjën e tij. Më pëlqejnë njerëzit që flasin hapur dhe pa doreza. E vlerësova konsideratën dhe këshillat prej mjeku të dr.Armorit për “ndërhyrjet kirurgjikale” që duhen realizuar në Elbasan për ta kthyer në një qytet të shëndetshëm. Të marrësh privilegjin e drejtimit të qytetit do të thotë ta duash dhe ta mbrosh atë. Ditë të mbarë të gjithëve.

About Redaksia

Check Also

Reagim nga Kosova: Dënimi i ish-krerëve të UÇK është i trishtueshëm dhe i pamerituar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të …

Leave a Reply