Një tjetër deputet braktis pengjet dhe bashkohet me Berishën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në turin e tij ku po prezanton kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga primaret, këtë të dielë është ndalur në Koplik.

Në bashkinë e veriut fitues i primareve është shpallur, Isa Ramaj, atmosferës elektrizuese i është bashkuar edhe deputeti i zonës, Ramadan Lika.

Lika është një nga personat e parë që ka kërkuar largimin e Bashës nga kreu i PD pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Sot ai ka vendosur që në interes fitores së bashkisë në zgjedhjet e 14 majit të bashkohet me demokratët dhe të lërë e të shkëpusë kontaktet përfundimisht me grupin e vulës Alibasha.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetarit/ Opozita duhet të djegë Kryeministrinë dhe Parlamentin, hajdutët të terhiqen me litar

Analisti Andi Bushati, foli për protestën e opozitës në 10 shkurt, kur pati përplasje me …

Leave a Reply