Rama bënte sikur derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por nuk lejonte dënimin e gjenocidit serb

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Tropoja se, di Rama bënte sikur derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por nuk lejonte dënimin e gjenocidit serb. Berisha tha se, Edi Rama është një armik i shqiptarëve, një armik i Kosovës.
“Shqiptarët ikin sepse i detyron varfëria, i detyron skamja. Kjo varfëri vjen nga vjedhja e tmerrshme që u bëhet nga qeveria e Edi Ramës, nga bashkia e Rexh Byberit, nga çdo bashki socialiste.
KLSH ka gjetur se në 9 muajt e parë të vitit 2022, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Kjo është zyrtare.
Po këtu, në këtë vend, është i vetmi vend në botë, ku qeveria fut 400 milionë për djegësat dhe kreu i prokurorisë thotë se nuk dihet se kush i merr, kush e ka firmosur kontratën.
Vjedhja ka dalë për fushe, këta nuk kanë asnjë kufi.
Problemi është se me këtë vjedhje, shqiptarët që kishin rrogat në Ballkan në vitin 2013, tani të kenë rroga 40 përqind më të ulëta se në Kosovë.
Me këtë vjedhje, investimet u ndërprenë, fermerët u braktisën, Shqipëria u bë një vend për të cilin shqiptarët mendojnë se nuk mund të jetojnë.
14 maji është një ditë e një misioni të madh, një ditë për përmbysjen e monizmit, një ditë për ndarjen nga ky regjim që është sjellë me ju, është sjellë me shqiptarët si një pushtues i egër.
Ky regjim është njëkohësisht një regjim fund e krye antishqiptar. Sot, shqiptarët kanë një kryeministër vegël e shpifur e Aleksandër Vuçiçit.
Kryeministri i Shqipërisë që i shërben Rexh Byberi, vrapon nga samiti në samit si avokat i Vuçiçit. Vrapon nga samiti në samit duke kërkuar të mos i imponohet Serbisë që të respektojë sanksionet ndaj Putinit, duke kërkuar që Serbia të mbetet një Rusi e vogël.
A mundet një shqiptar të marrë përsipër këtë rol tradhtari që merr Edi Rama?
A mundet një malësor t’i shërbejë Edi Ramës, njësoj si t’i shërbejë armiqve të kombit.
Zgjedhjet më 14 maj janë për fatin e Shqipërisë. Edi Rama është një armik i shqiptarëve, një armik i Kosovës.
Këto dy ditë derdhte lot për luftëtarët që gjykohen në Hagë, por në të njëjtën ditë nuk lejonte votimin nër parlament të dënimit të gjenocidit serb në Kosovë.
A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin ciklik serb në Kosovë? A mundet një shqiptar të mohojë gjenocidin e vitit 13 në Lumë, Has, Dibër, Tropojë, të certifikuar nga specialistë ndërkombëtarë të kohës?
Ky është një antishqiptar që nuk e ka parë toka.
Ndaj dhe Rexhë, çdo orë që nuk e dorëzon atë bashki, i shërben një armiku të egër të shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shpërthimi në Lushnje, ky është i riu që humbi jetën bashkë me babanë

Personi në foto është 24-vjeçari Elidon Hoxha, viktima e dytë e shpërthimit të ndodhur këtë pasdite në …

Leave a Reply