Datë e ndryshimit të madh/ Bardh Spahia: Në 14 maj, fitore e padiskutueshme në Shkodër!

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, u shpreh i bindur për fitoren në këtë bashki, në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë takimit me strukturat e Partisë së Lirisë në Shkodër, ku i pranishëm edhe kryetari i PL, Ilir Meta, Spahia tha se opozita do të triumfojë në të pesta bashkitë e qarkut.

Ai ftoi qytetarët që të votojnë ofertën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për ta shndërruar 14 majin në një ditë të ndryshimit të madh.

“Në 14 maj, fitore e padiskutueshme në Shkodër. Në qarkun e Shkodrës do të realizojmë 5:0 rezultatin. Në çdo takim me ccdo qytetar njerëzit me zor presin momentin për t’i dhënë përgjigjen e duhur kësaj qeverie të papërgjegjshme, kësaj bande kriminale që drejton vendin, nëpërmjet votës së lirë, për të ndryshuar njëherë e mirë një realitet të zymtë që sot i ka kapur për fyti familjet tona, të rinjtë dhe të rejat që i le pa shpresë dhe të ardhme në vendin e tyre.

Sot vijmë jo vetëm me bindjen absolute dhe fitoren, por edhe me një ofertë të jashtëzakonshme për qytetarët tanë dhe e kam fjalën për një program të mirëmenduar të cilin do t’ia paraqesim si ofertën tonë qytetarëve të bashkisë Shkodër ku në fokus kryesor do të jetë ndryshimi i realitetit ekonomik, social të bashkisë, përmirësimit të punësimit, fokus të veccantë tek rinia dhe krijimi i mundësive dhe oportuniteteve të duhura për ta gjetur vetën këtu në vendin e tyre, zhvillimin e turizmit, krijimin e hapësirave sportive, dhënia prioritet e energjisë së gjelbër, hapësirave publike.

Ne, përveçse luftës pa kompromis kundër korrupsionit, simbol të kësaj qeverisje, do të kemi një ofertë jashtëzakoinisht të mirë për qytetarët. I ftoj të na bashkohen në këtë datë të ndryshimit të madh që fillon nga Shkodra dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë në fitoren e 14 majit”, u shpreh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply