Skandal dhe provokim, Rama vendos Kosovën në hartën e Serbisë në konferencën e qeverisë

Edhe këtë të martë kryefjalë e politikës së Kosovës dhe Tiranës ka qenë gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Pikërisht në këtë ditë, një incident mjaft i rëndë ka ndodhur në një Konventë Ndërkombëtare të Turizmit që gjithashtu prej 2 ditësh ka angazhuar të gjithë qeverinë.

Gjatë panelit ku e ftuar ishte zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe disa investitorë të huaj, mes tyre edhe Mohamed Alabbar, në monitor është shfaqur një hartë, ku Kosova duket vetëm si krahinë e Serbisë.

Ata që ishin në panel mund të justifikohen se nuk e panë se çfarë kishin pas krahëve, por zyrtarët dhe ministrat në sallë nuk raguan.

Edhe pse harta është publikuar gjerësisht në rrjetet sociale ende askush nga organizatorët apo nga qeveria nuk ka dhënë një sqarim apo të kërkojë falje për një hartë që na kthen 24 vjet pas. ©LAPSI.al

VIDEO E MOMENTIT

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …

Leave a Reply