Berisha: Nuk është hera e parë që argati i Vuçiç publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar pas skandalit të Edi Ramës, i cili publikoi një hartë në një aktivitet të rëndësishëm ku Kosova shfaqej si pjesë e Serbisë. Berisha shkruan në reagimin e tij se, edhe më 19 nëntor të vitit 2019, argati i Vuçiçit, Edi Rama postonte në Facebook të tij këtë hartë!

“Argati i Vuçiçit, Edi Rama justifikoi hartën që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë si hartë të një kompanie të huaj?! Por më 19 nëntor të vitit 2019 postonte në Facebook të tij këtë hartë!”, shkruan Berisha.

Kryeministri Rama justifikoi praninë e një harte ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë në një aktivitet të rëndësishëm ku e pranishme ishte edhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

“Kinse patriotët kanë gjetur punë sot duke u marrë me një hartë të prezantimit të presidentit të gjigantit spanjoll Melia Group në konventën e turizmit, ku mungonte Kosova! Dihet që Spanja ashtu e ka hartën e rajonit, po asgjë e keqe s’i erdhi kombit nga dalja 1 minutë e asaj harte!”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

KQZ konfirmon manipulimet me votën e emigrantëve edhe në Lezhë, shifra…

Shifrat skandaloze të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit konfirmohen zyrtarisht nga dokumenti zyrtar i …

Leave a Reply