Senatorja mbështet Trump: Afera Soros do të dështojë!

Senatorja Cindy Hyde-Smith u bë anëtarja e gjashtë e Senatit që mbështet publikisht kandidimin presidencial të Donald Trump. Në një deklaratë për mediat, ajo tha se padia ndaj Trump vjen nga një prokuror i sponsorizuar nga George Soros dhe është një marifet politik.

“Ndjekja penale e presidentit Trump në Nju Jork është një marifet politik nga një prokuror, fushata e të cilit u financua nga George Soros.

Ky absurditet ka të bëjë vetëm me vetëpromovimin nga prokurori dhe nuk ka të bëjë fare me drejtësinë. Besoj se e gjithë kjo aferë do të dështojë, jo vetëm për prokurorin, por edhe për demokratët”.

“Politikat e presidentit Trump e bënë Amerikën një vend më të mirë. Për shkak të axhendës së tij, ne siguruam qindra milje përgjatë kufirit me Meksikën, ulëm taksat, emëruam gjyqtarë konservatorë, kishim një ekonomi të shëndetshme, pagat po rriteshin, ishim të respektuar në mbarë globin dhe ishim të pavarur nga energjia.

Unë mbështes rikthimin te këto politika nën udhëheqjen efektive të presidentit Trump”, tha ajo.

Senatorja tha se do të punojë fort që Trump jo vetëm të fitojë kandidimin nga republikanët, por edhe të fitojë sërish postin e presidentit.

Padia e ngritur ndaj Trump i ka dhënë një shtysë të fortë fushatës së ish-presidentit, pasi ai kryeson thellë nëpër sondazhe.

About Redaksia

Check Also

Protestat në Rumani nga dështimi i reformës së Soros në drejtësi që riktheu praktikat staliniste

Modeli i reformës së dështuar në drejtësi i aplikuar në Rumani me qëllim goditjen e …

Leave a Reply