Berisha: Ndërhyrja e Yuri Kim në fushatë është krim!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ndërhyrja e Yuri Kim në fushatë është krim. Berisha tha se, kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, properëndimore të një vendi anëtar të NATO-s.
“Ajo që mund të them unë është se përpjekjet e guvernatores për asgjësimin e PD-së, për emërimin në krye të kësaj partie të eksponentëve të lidhur gjer në palcë me krimin, të eksponentëve të financuar, sipas burimeve amerikane, nga rusët dhe të lidhur me krimin, nuk janë asgjë tjetër veçse dëshmi se kjo ka funksionuar si anëtare e ekipit McGonigal apo si McGonigal me fustan.
Kjo ka përdorur pushtetin që i jep përfaqësimi i SHBA si ambasadore, kundër opozitës demokratike, properëndimore të një vendi anëtar të NATO-s.
Përsa i përket deklaratës së fundit, unë i dhashë përgjigjen që gjykova se ishte e nevojshme, por tani më duhet të them se kam vetëm një shtesë.
Njerëzit që përdorin gjuhë piromani, me zjarrvënës e kështu, ata kanë probleme me veten e tyre.
Pra, zakonisht, një fjalor i tillë është për njerëz në ethe, kur të kapin ethe të forta, atëherë njeriut i turbullohet mendja.
Se çfarë ethesh e kanë kapur guvernatoren, pyeteni guvernatoren.
Por një fjalor i tillë është i papranueshëm.
Pyeta edhe Chat GTP se çfarë do të thotë ky fjalor dhe më dha këtë përgjigje. Unë jam edhe mjek, por thashë të bëj edhe një kontroll.
PD po ecën e sigurt në fitore.
I them një gjë dhe e mbyll. E paralajmëroj se ndërhyrja në fushatë elektorale është krim elektoral. Edhe në ligjet e vendit të saj, edhe në ligjet e vendit tim”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Meta: Ka amerikanë të ndershëm e patriotë, por edhe fundërrina si McGonigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin …

Leave a Reply