Berisha: Regjimi po përpëlitet, opozita do të triumfojë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se përpjekja e qeverisë për të penguar vendosjen e pluralizmit politik në vend, është e dështuar. Sipas tij qeveria është në përpëlitjet e fundit dhe se në 14 maj qytetarët do të votojnë për ndryshimin.

Berisha tha ndër të tjera se kjo do të jetë pranvera shpresëdhënëse për qytetarët dhe triumfin e opozitës.

“Sallat dhe sheshet ushtrojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale. Një përpjekje e turpshme për të goditur, parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në vend po merr përgjigjen më të fuqishme nga qytetarët.

Rama është i pashpresë, shqiptarët presin me padurim 14 majin. Presin për të votuar si qytetarë të parë kandidatët e Primareve, dhe për të rivendosur pluralizmin politik dhe për të firmosur ndryshimin e madh i cili ka si synim kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve, të biznesit, të fermerëve, shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet.

Pra ajo që shihni ju në ekranet televizive me gjithë përpjekjet e tmerrshme që bëjnë për të na censuruar, por nuk është një përpjekje kaq e suksesshme sepse mediat sërish i japin dhe mediat sociale janë pa censurë. Kjo është pranvera shpresëmadhe e shqiptarëve. Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij, pra shpresa vjen me opozitën. Ndaj edhe një herë mirënjohje atyre mijëra mbështetësve të opozitës që kanë krijuar frymë fitoreje që s’mbahet mend prej shumë vitesh”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

I paguari nga Rama ofendon shqiptarët e Kosovës pse kanë bojkotuar plazhet e Shqipërisë: Jeni hajvana!

Shërbimet e një servili të paguar nga Rama që ofendon popullin e tij. Nga Berat …

Leave a Reply