I çmenduri nuk njeh Gykatën e Arbitrazhit, nesër mund të mos njohë as BE e NATO-n

Një njeri me problem etë thella mendore ka paralajmëruar sot nuk e njeh Gjykatën e Arbitrazhit dhe se do ta nxjerë Shqipërinë jashtë juridiksionit të kësaj gjykate. Ky është një vendim skandaloz që bëhet vetëm për të ruajtur pushtetin e tij personal ndaj ndëshkimeve që po mer nga gjykatat ndërkombëatre për shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Jemi në kushtet e ngjashme me ato të diktaturës ku një i sëmurë mendor paralajmëron izolimin e dikurshëm nga organizmat ndërkombëtarë. Këtë që paralajmëron me Gjykatën e Arbitrazhit ky njeri mund ta bëjë nesër edhe me BE dhe NATO-n.

Rama ka paralajmëruar ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen e “Becchetti”, madje dhe daljen fare nga juridiksioni i Gjykatës në një shpërthim të papërmbajtshëm para mediave.

Pak ditë pas vendimit përfundimtar të Arbitrazhit të Bankës Botërore që la në fuqi vendimin për dëmshpërblimin me 108 mln euro të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe mospranimin e kërkesës së qeverisë shqiptare, Rama nuk e ka kursyer sulmin ndaj ish-pronarit të Agon Channel. Ai e quajti ‘kriminel’ dhe ‘mashtrues’ dhe tha se ‘arriti të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme’.

“Së pari njëherë meqë më dolët në një temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse ajo që ka ndodhur është skandaloze”, tha Rama.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Bashkia vijon të drejtohet nga një hajdut i pashembullt, Erion Veliaj!

Anëtari i kryesisë së PD, Bëlind Këlliçi gjatë fjalës në protestën që u zhvillua përpara …

Leave a Reply