Plas grushti në PS-në e Gramshit!

Një konfrontim fizik ka ndodhur mes kreut të Partisë Socialiste të Gramshit, Enis Zani me vëllanë e kryetarit aktual të Bashkisë, Klodian Taçe, Lorencin. Përplasja mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytet rreth orës 21:00 të mbrëmjes.

Nga të dhënat paraprake lidhur me ngjarjen, Lorenc Taçe, vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë së qytetit Klodian Taçe, ka debatuar me fjalë me Zanin, për arsye që ende nuk dihen por që mendohen të kenë lidhje me fushatën elektorale që është pranë. E më pas debati ka degraduar në konflikt fizik që ka përfshirë edhe drejtorin e Ujësjellës Kanalizimeve, Tajar Bicin.

Ndërsa të gjithë skenën e ka parë edhe ish-deputeti Besion Ajazi, i cili është kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Gramsh. Por mendohet se edhe ai nuk ka ndërhyrë për të shuar gjakrat. Ndërsa lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë ngjarje.

About Redaksia

Check Also

Opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, synimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i …

Leave a Reply