Vjedhje e çmendur me energjinë, BIRN: 500 milionë euro në 2022

Shqipëria importoi 1.4 miliardë kWH energji elektrike gjatë vitit 2022 me një kosto totale prej 503 milionë eurosh ndërsa eksportet e vendit në prill dhe dhjetor ishin 194 milionë kWh me të ardhura prej 38 milionë eurosh, pasi çmimi i eksportit ishte ndjeshëm më i ulët se sa çmimi i importit.

Të dhënat e detajuara të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH importoi përgjatë të gjithë vitit me përjashtim të dhjetorit ndërsa eksportoi një sasi të vogël energjie në prill si dhe në nëntor e dhjetor.

Çmimi mesatar i blerjes së energjisë ishte 305 euro për MWh, çmimi më i lartë i shënuar ndonjëherë në histori, ndërsa çmimi i shitjes së energjisë në kushtet kur rreshjet ishin të shumta, ishte 174 euro për MWh.

KESH shiti një sasi energjie me vlerë totale 2 milionë euro në prill të vitit të kaluar, me çmim shitjeje pre 143 euros për MËh ndërsa në të njëjtin muaj, bleu 10 milionë euro energji me çmim 209 euro për MWh.

Në nëntor, KESH importoi energji me me çmimin 210 euro për MWh ndërsa e eksportoi për 196 euro për MWh.

Çmimi më i lartë i importit u shënua në muajt gusht dhe shtator kur u pagua mbi 480 euro për MWh. Çmimi i shitjes së energjisë te konsumatorët familjarë është më pak se 10 cent të euros për kWh, ose 100 euro për MWh.

EFT AG ishte kompania kryesore e furnizimit të Shqipërisë me energji. Blerjet nga kjo kompani ishin mbi 100 milionë euro. Kompanitë e tjera të mëdha ishin AlbEsp, Ayen Energy Trading, GSA dhe TID…lexo KETU shkrimin e plotë.

About Redaksia

Check Also

SIGAL, 26 vite histori suksesi! Lideri i padiskutueshëm i sigurimeve

Prej vitit 1999, SIGAL ka qenë sinonim i sigurisë, besueshmërisë dhe inovacionit në tregun e …

Leave a Reply