Xhaçka thirret në SPAK për herë të dytë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Kjo është hera e dytë që ministrja shkon në SPAK për të dhënë deklaratat e saj, brenda pak javësh, por ende nuk dihet përse ka shkuar në ambientet e SPAK ministrja e kabinetit Rama. Kjo pasi Xhaçka ka 2 çështje në SPAK, njëra ka lidhje me privatizimin e tokavë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka vendosur në sekuestro preventive bazën detare në Sarandë. Vendimi erdhi pas denoncimit të Artur Meçollarit për privatizimin e pronave të ushtrisë. Për këtë çështje ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku u paraqit në SPAK ku u mor në pyetje bashkë me Artur Meçollarin, denoncuesin e tij. Për çështjen u pyet edhe ministrja Xhaçka.

About Redaksia

Check Also

Departamenti i Drejtësisë rihap çështjen ndaj McGonigal, hetimi i prokurorit dhe pse kërkoi ti mbyllë gojën ish-të dashurës së tij?

“The Federalist” SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka rihapur një çështje ndaj një ish-agjenti të …

Leave a Reply