Berisha: Rama dhe Balluku ndërtojnë rrugë anësore me 7.2 mln euro kilometri, vetëm po vjedhin!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi edhe nga Fierit abuzimet e qeverisë “Rama”. Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku se ndërtojnë rrugë anësore me 7.2 milionë euro kilometri, kur vetë autostrada është ndërtuar gjatë qeverisjes së PD me 2 mln euro.

Për të ilustruar vjedhjet sipas tij të pushtetarëve, Berisha iu referua projektit të zgjerimit të autostradës Lekaj-Fier, e cila do të ketë një kosto stratosferike edhe pse volumi i punimeve nuk e justifikon, pasi bëhet fjalë për punime anësore.

“Këta vjedhin dhe vetëm vjedhin. Aksi Lekaj-Fier, rruga anësore, kushton për Ramën dhe Bllukun 7.2 mln euro, ndërsa autostrada 2 mln euro. Autostrada në fushë ndërtohet me 24 mln euro, kur në Gjermani kushton maksimumi 2 deri në 3 mln euro. Hajdutë si këta nuk i ka parë toka, këta nuk pyesin më për asgjë. Në 2013 nuk ishim të pasur, por varfëria ishte në pakësim, dhe ne ishim në ngjitje, dhe ishte shpresë aq sa po ktheheshin emigrantët nga jashtë”, tha Berisha.

Deklaratat Berisha i bëri gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë për bashkinë e Fierit, Evdar Kodheli.

About Redaksia

Check Also

Opozita ka vetëm një synim, rrëzimin e Edi Ramës, fitoren mbi narkoshtetin!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, synimi i vetëm i opozitës është rrëzimi i …

Leave a Reply