Nga Fieri ku prezantoi kandidatin e koalicionit opozitar, “Bashkë Fitojmë”, për kryetar bashkie Evdar Kodheli, kryetari i PD, Sali Berisha iu referua abuzimeve që po bëhen te sektori energjetik.
Berisha u shpreh se qeveria hap kaskadën në verë dhe ia shet energjinë sekserëve me çmim të lirë.
“Këta kanë gjetur mekanizmin e vjedhjes së tmerrshëm të energjisë. Verës zbrazin digat e ndaluar me ligj gjatë verës. Ia shesin sekserëve të tyre shqiptarë. Ia shesin me 30-40 euro dhe energjinë e blerë nga HEC-et publike e shesin në bursë me 200 euro.
Vjen vjeshta kaskada e zbrazur, shkojnë dhe blejnë energji 300 euro. Gjithçka është vjedhje që i bëhet qytetarëve në një kohë kur kaskada është mrekulli sepse të lejon të depozitosh energji. Çfarë bëhet me bordet ndaj jush. Pse po ikin shqiptarët? Nga varfëria”, tha Berisha.