Krimi trondit Tiranën, vritet në gjumë nëna e dy fëmijëve, autori vetëvritet

Një krim i rëndë brenda familjes tronditi Tiranën. Krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë. Burimet bëjnë të ditur se, Migena Sinani, 37-vjeç, u vra më armë zjarri nga kunati i saj, Roland Sinani, 43 vjeç, teksa ishte në e shtrirë në dhomën e gjumit. Tronditës është fakti se pranë saj, ishte vajza 2-vjeçare, ndërsa fëmija tjetër ishte në dhomën e gjyshërve.

Nëna e dy fëmijëve mbeti e vrarë në vend nga kunati, e më pas Roland Sinani vrau edhe veten në rrugën përballë banesës.

I shoqi i Migenës dhe vëllai i autorit nuk ishte në shtëpi, pasi ishte në punë duke qënë se punon taksist. Deri më tani raportohet se autori vuante nga depresioni dhe ishte i pamartuar. Pasi vrau kunatën 43-vjeçari doli në oborr dhe vrau veten.

Rolandi qëndronte në banesën e prindërve ku jetonte dhe vëllai, e ishte pikërisht kunata që vrau, ajo e cila i shërbente, i lante rrobat e i gatuante. Prindërit e autorit, të cilët kanë qenë në banesë kur ndodhi ngjarja janë shoqëruar në polici për të dëshmuar, por janë shfaqur në gjendje të rëndë psikologjike.

Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh. Për bashkëshortin e 37-vjeçares ata kanë thënë se shikonte punën e tij dhe ishte njeri i qetë. Dëshmia e burrit të viktimës gjithashtu po merret nga policia.

Forcat e policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit pistoletë ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

About Redaksia

Check Also

Vritet gazetari amerikan që po investigonte USAID dhe Soros dhe ishte në listën e zezë të Ukrainës

Autoritetet amerikan kanë nisur hetimet pasi një gazetar i InfoWars u qëllua dhe u vra …

Leave a Reply