Berisha: Edi Rama armiku i arsimit, zgjedhjet e 14 majit do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, u shpreh se, ju jeni dhe do të mbeteni të parët për ne. Ai tha se, zgjedhjet 14 majit, do të jenë zgjedhjet e jetës së shqiptarëve, do të shembet monizmi dhe do të instalohet demokracia,.

“Unë paraqes sot këtu, kandidat për qytetar të parë të Elbasanit, një nga bijtë tuaj më të shquar, nënkryetarin e PD-së, drejtuesin e sprovuar të grupit parlamentar, por mbi të gjitha paraqes Luçiano Boçin, kandidatin tuaj, kandidatin që ju e votuar, që  ju i besuat.

Me 14 maj ne çelim kohën e vendosjes në piedestal të përfaqësimit tuaj, të dinjitetit tuaj. Liria në thelb nuk ka asgjë tjetër më shumë se dinjiteti i një njeriu. Kjo është liria e individit, me Luçiano Boçin dhe gjithë kandidatët e primareve ne hapim kapitullin e përfaqësimit politik dinjitoz, të qytetarëve.

Ne zotohemi se ju jeni dhe do të mbeteni, të parët, të parët, për Luçiano Boçin, për kandidatët e primareve në mbarë Shqipërinë.

Ata që studiuan në Elbasan dhe përhapën në të 4 anët e kombit, në të gjitha viset e kombit dritën e dijes dhe shpirtin e atdhetarisë. Në qoftë se do të ringjalleshin dhe mendoni për një moment për Elbasanin e sotëm, do të ishin njerëzit më të zhgënjyer. Do të shihnin tek ne, qenie, do të ju dukeshim të përçudnuar.

Do pyesnin ç’ka ndodhur me qytetarët e këtij qyteti të bekuar, ç’ka ndodhur me shqiptarët, si ka mundësi që në djepin e arsimit, vitin e kaluar të preferojnë të vijnë vetëm dy të rinj shqiptarë. Kush tjetërsoi arsimin në këtë mënyrë për shqiptarët. Cili është ai armik, cili është ai pushtues që u bëri shqiptarëve këtë gjë me arsimin e tyre.

Përgjigja është 1 dhe vetëm 1: është Edi Rama, është Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply