Berisha: Baxhanaku, thjeshtra dhe vëllai i Ramës do të përgjigjen para ligjit një ditë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, baxhanaku, thjeshtra dhe vëllai i Ramës do të përgjigjen para ligjit një ditë. Ai tha se, Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.
“Vetëm tenderat e baxhanakut të Edi Ramës, një Fangu, janë me dhjetëra, në mos qindra deri më tani.
Pas Fangut, Olsi Rama, i vëllai i kryeministrit, ortaku i Amant Josifit, qëndron mburoja e vjedhjes 2.2 miliard eurove të qyetarëve europianë.
Për dijeni, Amanti e ka mamanë drejtoreshë për shërbimit civil dhe nuk guxon ta prekë kush se ka mbështetjen e ortak-Olsit.
Olsi është njeriu që mori përsipër të zhvillojë Spitallën me një kompani kineze, që doli të ishte kompani që merrej me menaxhimin e azileve.
Nuk mbetet mbrapa thjeshtra. Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme.
Nuk ka pse shtrin duart familja Rama. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Asnjë prej tyre nuk mund të përfitojë nga koncesionet.
Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Narko-drejtori i ri i policisë së shtetit, përfaqësues bandash, i zgjedhur nga Balla

Kryetari i PD, Berisha deklaron në një postim në facebook se “narko-drejtori i ri i …

Leave a Reply