Berisha: Çuçi është ministri i familjes! Ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Çuçi është ministri i familjes. Ai ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri. Berisha tha se, rendi dhe siguria janë në duart e krimit të lidhur me qeverinë.
“Kriminaliteti nuk është në situatë kritike, por krimi sot e kontrollon plotësisht rendin.
Rendi dhe siguria janë në duart e krimit të lidhur me qeverinë.
Në një seri procesesh gjyqësore false, qeveria ka bërë të gjithë favoret ndaj bandave të saj. Ka shpërndarë para, ka dërguar çanta dhe valixhe me para për bandat. Ka lejuar të vrasin dhe ekzekutojnë pa u hyrë ferra në këmbë.
Çuçi është ministri i familjes.
Ai ka një qëllim, të garantojë flukset e drogës në Shqipëri.
Nëse ju, e mbani mend një serë në Berat, në të cilën punonin 100 gra mëditëse.
E kujt ishte sera, thoni ju? Lidhjet e serës të çonin te vetë ministri. Pasi Aranit Arapi, një bajloz droge i përjashtuar nga policia për këto qëllime, dhe i marrë këshilltar nga ministri i familjes, qëndronte pas serës”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply