Këlliçi: Veliaj e ka kthyer Bashkinë në institucion gjobëvënës dhe tenderash fiktivë

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për kryebashkiak i Tiranës, e sheh bashkinë e Tiranës sot si një armatë politike të grumbulluar përreth Erion Veliajt, që shantazhon dhe grabit qytetarët.

Në studion e Kafe Shqeto, ku denoncoi Pesëshen e famshme të drejtorëve banditë dhe arrogantë të kësaj bashkie, që janë kthyer në biznesmenë, ndër të tjera Këlliçi tha se, Bashkia e Tiranës është kthyer në institucion gjobëvënës dhe tenderash fiktivë.

“Bashkia e Tiranës është kthyer në një armatë politike rreth Erion Veliajt, që gjobi çdo ditë qytetarët, që shantazhon qytetarët, bën tendera fiktivë. Ia jep tenderat drejtori, vetes së vet ose të afërmit të vet dhe për qytetarët s’ka asgjë. Nuk ka as kopshte, as shkolle, as çerdhe. Nuk ka transport publik; transporti publik është gangrenë në Tiranë. Nuk ka parqe, nuk ka pemë, nuk ka asgjë. ka vetëm pemë imagjinare, ka vetëm trena elektrikë që i përdor Veliaj”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i fortë i mjekut: Si SPAK zhduku dosjen me 637 faqe kërcënime, përgjime, makinacione

Edvin PRIFTI Sot seanca paraprake e gjyqit tim u shty, kjo për faktin se avokati …

Leave a Reply