Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, do i rikthehemi investimeve rurale. Berisha tha se, “Rilindja Urbane” ishte një projekt i tmerrshëm vjedhjeje.
“Në vitin 205-2013, nga 11 mijë kilometra rrugë, 8400 ishin në Shqipërinë rurale.
Përsëri mbeten rreth 3 mijë kilometra rrugë të paasfaltuara në zonat rurale.
Mbeten të paktën edhe 300 ujësjellësa për t’u ndërtuar.
Pra mbeten një seri investimesh të cilat ishin të domosdoshme në mënyrë që zonat rurale të kenë atë infrastrukturë që kanë lagjet e qyteteve.
Duheshin edhe të paktën 2 miliardë euro. Gjithçka ndaloi. Ky projekt stopoi dhe u kthye çdo gjë në vendosjen e pllakave të gurit në sheshet e qyteteve.
Rilindja Urbane është projekti më i tmerrshëm për vjedhjet se çdo projekt tjetër.
A mund të imagjinoni që për shtrimin me pllaka guri të shesheve të bashkive, të jenë shpenzuar 2.3 miliardë euro, të cilat së bashku nuk mund të shkonin më shumë se 400 milionë euro.
Por aty është bërë një nga gropat më të mëdha të vjedhjes në këtë vend.
Nuk ka diskutim se një Shqipëri rurale është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar.
Ne i kthehemi zhvillimit rural si kusht për zhvillimin e Shqipërisë”, tha Berisha.
