Berisha: Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milion euro, por me 2 milion euro kilometri

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2 milionë euro kilometri. Ai tha se, nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi.
“E vërteta është se një seri bashkish janë tërësisht të falimentuara.
Por, nuk mundet kurrë një njeri të qëndrojë duarkryq përpara të keqes.
Kur sheh të keqen me sy, detyra më kryesore është ta ndalosh atë. Aty ku ndalon të keqen, lind shpresa, lind mundësia.
Ka qenë viti 1992, gjithsej arka e shtetit kishte 4 milionë dollarë. 80 përqind e qytetarëve ishin të papunë.
Por reforma dhe guximi për t’i ndërmarrë ato, bënë të mundur që çdo vit, të ardhurat të dyfishohen.
Unë mund t’u them ju zoti Erion, se qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë kurrë rrugë me 24 milionë euro, por me 2, 3 milionë euro kilometri.
Qeveria e ardhshme nuk do ndërtojë shkolla me 6 milionë euro, por me 700 mijë euro.
Kryeministri i ardhshëm nuk do shpenzojë 22 milionë euro me fluturime me avion me dhomë gjumi, të blejë vazo 4 milionë euro.
Nuk do lejojë kurrë që ministrat të ulen në dreka dhe darka me 10 mijë euro, apo që të udhëtojë 15 rrugë me helikopter për Peshkopi.
Mundësitë janë të mëdha nëse vendosim ligjin dhe qytetarin në epiqendër të qeverisjes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply