Cara nga “Katundi i Ri”: Të braktisur nga Bashkia, pa rrugë, pa kanalizime dhe taksapagues të rregullt

Kandidati i opozitës për kryetar bashkie në Durrës, Igli Cara ka denoncuar gjendjen e mjerueshme me rrugët dhe ndriçimin në shumë zonja të qytetit të Durrësit.

Në një postim në facebook, Cara në një takim me qytetarët e zonës “Katundi i Ri” shprehet se në këto zona të braktisura nga bashkia e Durrësit duhen investime serioze për t’i dhënë fund gjendjes kritike në këto familje.

Postimi i kandidatit Igli Cara

Kanalet kulluese, që nuk funksionojnë, i bashkohen një zinxhiri problematikash, me të cilat përballen banorët e Katundit të Ri dhe që ndër vite nuk kanë gjetur zgjidhje.

Pa rrugë, pa kanalizime dhe të braktisur nga Bashkia e Durrësit, megjithëse janë taksapagues të rregullt.

Në njësitë administrative të Durrësit duhen investime serioze për t’i dhënë fund gjendjes kritike për familjet, që jetojnë e punojnë në këto zona.

Mbështetje e plotë për fermerët, që do të nisë nga ndërhyrja e menjëhershme për rehabilitimin e kanaleve kulluese.

Ky do të jetë hapi i parë, për të nxitur prodhimin e produkteve bujqësore bio, që do të konkurojnë në tregjet vendore e rajonale.

Bashkë për të ardhmen!

#problematika #infrastruktur #mbeshtetje #produktenatyrale #bio #Bashkë #IgliCara

About Redaksia

Check Also

Veliaj nis luftën kundër Ramës, firmos nga qelia emërimin e kryetares së re!

Erion Veliaj ka firmosur nga qelia mërimin e kryetares së re një nga njerëzit më …

Leave a Reply