Këlliçi: Transporti falas ul koston e jetesës, korsitë e biçikletave do të jenë funksionale!

Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi vë theksin te shtresat e popullsisë që përfitojnë nga transporti urban falas. Në Panorama Tv, pyetjes së analistëve në studio se çfarë synon konkretisht transporti falas, Këlliçi u përgjigje se kjo nismë është për të lehtësuar koston e jetesës për mijëra familje në nevojë.

“Inkurajimi i përdorimit të transportit publik do të nxisë qytetarët të mos përdorin mjetet private, si rrjedhojë kjo ndikon në uljen e trafikut dhe dotjes në kryeqytet”, tha kandidati demokrat.

Korsitë e biçikletave janë një koncept i mirë, por i implementuar gabim në disa rrugë të Tiranës, tha Këlliçi.

Kandidati i opozitës ka shpjeguar se në turin e dëgjesave me bizneset në disa rrugë emblematike të Tiranës rezulton se korsitë e biçikletave nuk janë efikase.

“Ngushtimi i rrugëve, ndalim qëndrimi i automjeteve në këto rrugë po çon në falimentimin e bizneseve në këto rrugë. Për këtë arsye në disa rrugë të tilla do të harmonizohet infrastruktura që korsia e biçikletave të futet nëpër lagje”, theksoi Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply