Bardeli: Duan të godasin frymën e demokratëve! Nuk na frikësojnë, sot jemi më të bashkuar se kurrë!

Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i PD, në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij.

Deputetja e PD, Greta Bardeli tha se, ky ishte një sulm ndaj frymës së demokratëve në Shkodër.

“Kjo ngjarje zgjoi të gjithë banorët e Vaut të Dejës. Kjo ka vetëm një emër të atyre që kërkojnë të godasin frymën e demokratëve në Shkodër.OSBE-ODIHR të jetë në Shkodër. Këto nuk janë aspak shenja të mira. I bëj thirrje të gjithë strukturave të policisë së shtetit të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Demokratët nuk frikësohen. Sot jemi më të bashkuar se kurrë”, u shpreh deputetja Greta Bardeli.

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply