Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama është kreu i mafias në Shqipëri, mëkatet e tij të pafundme. Berisha tha se, së shpejti Rama do jetë në hetim edhe në Shqipëri.
“Të marrësh kandidatët tanë dhe ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë.
Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies. Një gazetar e pyeste kreun e skapit, i thoshte a ka në Shqipëri mafie të strukturuar. Kreu i skapit i përgjigjej nuk ka taman, se nuk kanë kryetar. Nuk guxonte të thoshte se këtu është shteti, mafia.
Në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera, atje ka Ndrangheta boss, ka Sacra Corona Unita, kurse këtu është Edi Rama, është qeveria. Është absolutisht ajo që shkruante Bild, shteti i mafias së drogës.
Dhe kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama.
Çdo kandidat e din, se i ka kohërat e numëruara. Se mëkatet e tij janë të pafundme, se është i vetmi kryeministër që është në hetim ndërkombëtar dhe së shpejti dhe kombëtar. Është i pashpresë, kjo është e vërteta”, tha Berisha.
