Detaje të reja, dy persona të maskuar vendosën tritolin te makina e kreut të PD

Një atentat me tritol është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Objektiv ka qenë kreu i Partisë Demokratike në degën e Vaut të Dejës, Benard Ndreca, i cili sapo kishte hipur në mjet dhe ndodhej me nënën e tij. Si pasojë e shpërthimit, për fat nuk ka pasur të lënduar.

Ndërkohë policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë. Në pamje duken dy persona që vendosin lëndën eksplozive në makinën e Ndrecës.

Autorët kanë hyrë brenda rrethimit të banesës së Ndrecës për të vendosur lëndën plasëse. Personat kanë qenë të maskuar në momentin kur kanë hyrë brenda rrethimit.

Ndreca ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 07:10 në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Sasia e tritolit u vu në pjesën e përparme të makinës ndërsa shpërthimi ka ndodhur në momentin që Benard Ndreca ka hipur në mjetin e tij tip ‘Audi’.

About Redaksia

Check Also

Spiropali për Ramën: Nuk është burrështetas…/ Konsideron historik anëtarësimin në NATO nga Berisha

“Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit …

Leave a Reply