Presidenti dënon atentatin ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar atentatin me tritol ndaj kreut të “Rithemelimit” të Vaut të Dejës, Benard Ndreca.
Begaj u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përgjegjës para drejtësisë.

“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet kreu i shtetit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Duhet të përgatisim me hollësi programin që i jep përgjigje çështjeve më madhore të infrastrukturës

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në takimin për infrastrukturën, të organizuar …

Leave a Reply