Rama, nën hetim ndërkombëtar, së shpejti edhe në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar gjatë një takimi me krerët e degëve të Tiranës se Rama pas hetimit ndërkombëtar do të jetë nën hetim edhe në Shqipëri.

“Të marrësh kandidatët tanë dhe ti krahasosh me kandidatët e tyre, janë dy botë. Kandidatët e tyre janë kandidatë të nomenklaturës. Por të cilës nomenklaturë do thoni ju. Të nomenklaturës të shtetit mafioz, nomenklaturës së mafies. Një gazetar e pyeste kreun e skapit, i thoshte a ka në Shqipëri mafie të strukturuar. Kreu i skapit i përgjigjej nuk ka taman, se nuk kanë kryetar. Nuk guxonte të thoshte se këtu është shteti, mafia.

Në Shqipëri në dallim nga vendet e tjera, atje ka Ndrangheta boss, ka Sacra Corona Unita, kurse këtu është Edi Rama, është qeveria. Është absolutisht ajo që shkruante Bild, shteti i mafias së drogës.

Dhe kandidatët e kësaj mafie janë kandidatët e vesit, janë kandidatë që kanë vjedhur me tendera, janë kandidatë të lidhur me një mijë fije me trafikantët, janë kandidatë të cilët u rëndojnë thasët me euro qytetarëve. U rëndojnë lidhjet me drogën, u rëndon fakti se për ta nuk ka votuar një socialist i vetëm, të gjithë kanë dalë nga sirtarët e Edi Ramës, u rëndon tmerrësisht vetë Edi Rama.

Çdo kandidat e din, se i ka kohërat e numëruara. Se mëkatet e tij janë të pafundme, se është i vetmi kryeministër që është në hetim ndërkombëtar dhe së shpejti dhe kombëtar. Është i pashpresë, kjo është e vërteta”.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Yuri Kim ka pasur akte korrpusioni në Shqipëri! Kam dokumenta nëse do të hetohet

Kreu i PD, Sali Berisha foli edhe për zëvendësimin e ish-ambasadores së ShBA në Tiranë, …

Leave a Reply