Nga Iva V.GRILLO
Duke qene se jetoj prej vitesh jashte vendit, nuk me qellon te kaloj shpesh ne sheshin “Skenderbej”.
Por dje, rasti e deshi qe te kaloja aty mu ne oren 17:00.
Ne fillim u shqetesova kur e pashe lulishten pas monumentit te Skenderbeut, te rrethuar nga njerez qe dukeshin si anetare te forcave te rendit…por jo tamam.
Nga menyra si rrinin, vrojtonin e reagonin me kujtuan me teper kalecet e dikurshem qe silleshin rrotull ish Bllokut te Udheheqjes nje here e nje kohe…
Me duar ne xhepa, te veshur me rroba te erreta, duke ndenjur si “te shpenguar” mbanin ne vrojtim gjithe zonen…
Ne fillim mendova se ndoshta kishin ndonje sinjalizim per ndonje sulm terrorist a diçka e tille.
Por me pas, vura re se ne lulishte kishte disa njerez qe dukeshin si punonjes mirembajtjeje, me jeleke te verdhe dhe tabela ku shkruheshin… Lezhe, Shkoder…etj.
Pyetjes sime si qytetare e thjeshte se “çfare po ndodh?” nje grup kalecesh te pushtetit refuzuan t’i pergjigjen direkt dhe menduan te me qetesojne duke me thene qe “me vone do vije nje DJ”…
Shpejt kuptova se behej fjale per xhirime paraprake e pergatitje per nje veprimtari elektorale te partise ne pushtet…ku me siguri do te paraqiteshin edhe “koka te medha” te shtetit…
Dhe ashtu ndodhi, pak metra me tutje pashe para meje, “koken e madhe” te Taulant Balles qe krekosej para kaleceve qe i rrinin “gatitu! “.
Qe atmosfera e Shqiperise se 2023 t’i ngjajnte kaq shume kohes kur beheshin paradat propagandistike te Majit, nuk m’a kishte marre mendja kurre…
Shqiperia eshte nje shtet qe mbahet ne kembe vetem nga korrupsioni, propaganda dhe nje ushtri e bindur kalecash…
