Belind Këlliçi: Ja zgjidhja për trafikun në Tiranë

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, ka paraqitur në emisionin e Çim Pekës në Syri-tv, projektin që sjell zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha që ka sot kryeqyteti, që është trafiku i renduar.

Me një hartë dhe plan të studiuar, Këlliçi, tha se hapja e dy nënkalimeve poshtë Sheshit Skenderbej, do të reduktonte pothuajse përgjysëm trafikun në Tiranë.

Është një ndërhyrje që kushton 4.7 deri në 4.9 mln euro, dhe nuk e cënon Sheshin Skenderbej, pohoi Këlliçi.

Trafiku në Tiranë është stresi dhe një prej shqetësimeve më të mëdha që përjetojnë sot banorët.

Përballë analistëve Haxhiu, e Shkullaku, dhe përfaqësuesit të PS, Ervin Bushati, Kelliçi ka mbrojtur dhe shpjeguar edhe një herë projektin që ka për transportin publik falas, dhe përfitimet që i vijnë direkt 200 mijë përdoruesve duke u kursyer atyre deri në 50 mijë lekë në muaj, por po ashtu, duke ndihmuar në zbutjen e trafikut, dhe uljen e ndotjes së ajrit.

Kandidati i Opozitës ka siguruar se fondet janë, dhe Bashkia i ka mundësitë, por sot buxheti abuzohet e shpërdorohet me shpenzime që i shërbejnë kryetarit, por jo qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply