Belind Këlliçi lexon letrën e 11 vjeçarit në studio, çfarë dëshiron ai nga Bashkia

Kandidati i Opozitës, Belind Kelliçi ka marrë me vete në studion e Çim Pekës në Syri-tv, një letër që një 11 vjçcar ia ka lënë në dorë në një ambjent ku ai po ndiqte ndeshjen e champion league.

Letra e 11 vjeçarit është një rrëfim se si ai e kalon pasditen në lagjen e tij, ku nuk ka një shesh, apo një fushë futbolli.

Po ashtu, 11 vjeçari, i kërkon Kelliçit, nëse ai do të bëjë të mundur që të ketë kushte normale, të ketë ujë, pasi pompa e pallatit, zhurma e saj e shqetëson gjithë kohës.

Kandidati i Opozitës tha se kjo letër është një skaner shumë real për gjendjen se si janë lagjet dhe komunitetet në Tiranë, përtej propagandës së Bashkisë.

Këlliçi ka theksuar se mundësitë janë, shanset ekzistojnë, dhe buxheti mjafton për të ofruar shërbime, por taksat abuzohen e vidhen.
Kelliçi solli si shembull ndërtimin e shkollave.

Me të njëjtin kapacitet, BE e ndërton këtu një shkollë me 650 mijë euro, FSHZH me 700 mijë euro, ndërsa Veliaj me 2 milionë euro.

Çfarë është kjo? – ngriti pyetjen Kelliçi.

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Me 5 nëntor iu shtyp koka Sorosit në Uashington, me 11 maj do t’i shtypet koka Sorosit të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve nga Kavaja se, në 11 …

Leave a Reply