Berisha ngushëllon familjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Nebil Çika

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit Nebil Çika. Berisha shkruan se, Nebili vinte nga një familje e persekutuar dhe se trajtoi gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politik.

Postimi i kryetarit të PD, Berisha

Mesazh ngushëllimi!

Të dashur miq, sot u nda nga jeta para kohe gazetari dhe publicisti i njohur, Nebil Çika.

Ai vinte nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist. Në krijimet e tij, Nebili trajtoi gjerësisht problemet e shtresës që përfaqësonte dhe drejtoi njërën nga organizatat e të përndjekurve politik. Ai gjithashtu ka punuar si gazetar edhe në organin e Partisë Demokratike, gazetën Rilindja Demokratike dhe për një kohë Zv/ kryeredaktor i saj. Me këtë rast shpreh falënderimin tim për punën dhe ndihmesën e tij dhe ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve, miqve e të afërmve të tij dhe lutem së bashku me ta, që shpirti i Nebilit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar. Amin. sb

About Redaksia

Check Also

Dokumenti/ Veliaj, 300 mijë euro kapar avokatëve amerikanë, Departamenti i Shtetit jep detajet…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mijë dollarë kapar për studion ligjore …

Leave a Reply