Berisha: PD-në e financon fryma e fitores. Pengjet e Ramës grabitën taksat e 620 mijë votuesve

Kryetari i PD, Sali Berisha, komentoi vendimin që ia jep fondet e fushatës Enkelejd Alibeajt. Berisha than ë një dalje për mediat para Kuvendit se, përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë.

“Një nga aktet më të turpshme, më të shëmtuara është se mundi, djersa dhe taksat e 620 mijë qytetarëve që votuan PD-në, grabiten nga një grup, pengje të Edi Ramës.

Jo pak, por janë 2 milionë dollarë, 1 milionë dollarë është vetëm fushata.

Përfaqësuesit e 620 mijë votuesve nuk marrin asnjë qindarkë.

Kjo tregon fytyrën e shëmtuar të këtij regjimi. Kjo tregon keqpërdorimin e dyshes famëkeqe Alibasha-Brava.

Por asgjë nuk e pengon PD-në. Ajo do financohet nga kontributet vullnetare të anëtarëve të saj. Së shpejti do njoftojmë një rregullore për përballimin e fushatës.

PD-në po e financon fryma e fitores. Ka një frymë fitoreje kudo që shkon.

Ju e shihni se Erion Veliaj ngarkon në furgona punonjës të policisë dhe përgatit takimet vetëm me punonjës të bashkisë.

Edi Rama e hapi fushatën vetëm me nomenklaturën e tij të korruptuar, se edhe ai ka frikë nga qytetarët. Pra, janë në një dëshpërim të thellë.

Forca politike e idealeve të lirisë, e transformimeve epokale të Shqipërisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply