Noka: Atentat politik ndaj kreut të PD Vau i Dejës! Kryeministri nuk e përmendi fare!

Ish-Ministri i Brendshëm, deputeti i PD, Flamur Noka dënoi me forcë sot heshtjen e Kuvendit të Shqipërisë ndaj sulmit me eksploziv që iu bë kryetarit të degës së PD në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës. Noka theksoi se ai ishte një atentat politik kundër opozitës, pasi nuk mund të shpjegohej ndryshe fakti se as Kryeministri, as Grupit parlamentar i PS nuk folën asnjë fjalë për atë akt.

“Duhet reaguar, – tha Noka sot në foltore, –  dhe aq më tepër ne që jemi politikanë që përfaqësojmë qytetarët dhe ju në pushtet që duhet të mbroni pronën liritë e çdo qytetari për të dënuar këtë akt, duhet të kishit reaguar, po as edhe një fjalë për të dënuar këtë akt terrorizmi politik!

Familja e Benard Ndrecës, zonjë se ti vjen nga ajo zonë komshie me të është familje e nderuar, që brez pas brezi nuk ka pasur kurrsesi problematika, hasmëri.

Gjon Ndreca ka rritur tre djem dhe një vajzë, të mrekullueshëm, që nuk i kanë hyrë në hak kujt në jetën e tyre.

Kanë vetëm një “faj” ata, sepse kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë Partinë Demokratike, opozitën e këtij vendi sot.

Për këtë “faj”, duke qenë se kolegu ynë Zef Hila dorëzoi mandatin për të shkuar dhe për t’iu shëbyer banorëve të Vaut të Dejës dhe Benard Ndreca si kryetar i PD, merr përsipër të drejtojë fushatën e kolegut tonë, duhej likuiduar politikisht. Ky ishte vendimi që u mor, vendim politik!

Ta harroni se mund të kalojnë situata dhe ngjarje të tilla duke mbyllur gojën, duke bërë ju memecin!

Po jua përsëris: asnjë problematikë nuk ka pasur me ligjin, as me shoqërinë, as Benard Ndreca as familja e tij. I gjithë ky atentat politik i është bërë vetëm për një arsye: për arsye politike!

Dhe çfarë tregon kjo?! Kjo tregon qasjen tuaj, qasjen e kësaj mazhorance, qasjen e këtij regjimi ndaj opozitës!

Po pse?! A mund të shpjegohet ndryshe që Kryeministri, pa bërë 24 orë, pa bërë disa orë nga ngjarja, ishte në aktivitet dhe nuk e përmendi fare. Askush nga ju sot nuk e përmendi fare. A thua se atje ishte goditur një mizë, jo lideri i opozitës i njërës prej bashkive të këtij vendi, jo një njeri dhe familjar i shkëlqyer”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Kryebashkiakia e Roskovecit zë një vend “nderi” në bandën elektorale të Ballukut

Drejtuesi politik i PD në Fier, Gazment Bardhi ka bërë të ditur se do të …

Leave a Reply