Protestë te Kadastra, banorët e Bërxullës përplasen me policinë: Nuk paska qeveri më të poshtër se kjo!

“Duam pronat tona! – Duam pronat tona! – Duam pronat tona!” – Me këto thirrje janë mbledhur sot tek dyert e Kadastrës, protestuesit e fshatit Bërxullë të Tiranës.

Policia ka ndërhyrë aty ku banorët me thirrje po kërkojnë me ngulm të hyjnë në zyrat për të marrë përgjigje për pronat e tyre që u shpronësohen nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.

Banorët i kishin lënë afat 24 orë, drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallandyshe Bicit, që t’u jepte tituj e pronësisë, pasi me banesta e tyre dhe tokat ndër vite janë bërë allishverishe.

Njeri prej banorëve deklaroi para mediave se, këta nuk duan të dinë, i fusin në xhepat e tyre.

“Vjen firma fantazmë e përdor dhunë, për të bërë rugë e marrë paratë, kurse ne fshatarët nuk marrim asgjë. Ata marrin paratë nëpërmjet pronës sonë, që është e çertifikuar.

Këta nuk duan të dinë, i fusin në xhepat e tyre. Na bien dhe forcat e rendit, që unë i përgëzoj se bëjnë punën.

Ne e kemi vendosur këtë çështje: ne, sot, që në këtë moment, do të shkojmë në gjykatë. Do të ndjekim anën ligjore, nuk i presim më këto institucione që tallen përditë.

Ne presim ishalla se del ndonjë prej e na thotë ndonjë fjalë. Le të na shajë, port ë paktën të dalë. Nuk ka më qeveri më të poshtër në faqe të tokës, që ta dhunojë popullin e vet”, u shpreh një nga banorët.

Banorët e Bërxullës kanë që në orën 7:30 të mëngjesit duke tentuar të marrin përgjigje për çertifikimin e pronave.  Ata kanë shtatë muaj që protestojnë dhe janë përballur vetëm me heshtje dhe nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga institucionet shtetërore se cili do të jetë fati i tokave që po vlerësohen me çmime qesharake dhe që nuk kanë lidhje me çmimin real të tregut, ku toka realisht vlerësohet me 50 euro/metri katror.

Forcat policore që ruajnë godinën kanë qenë edhe të Policisë së Shtetit, edhe roje private. Kanë qenë këto të fundit dhe administratorët e godinës, që janë përpjekur të qetësojnë banorët dhe t’u kërkojnë të presin me durim që të komunikojnë me zyrtarët, të cilët janë futur fshehurazi në zyra nga dyert e pasme.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply