Rama ligjëron korrupsionin ndaj administratës

Nga Klodian TOMORRI

Tek ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është zgjeruar gama e shpenzimeve të pazbritshme për efekte fiskale. Qeveria ka propozuar dhe Parlamenti ka votuar që ryshfeti dhe mitëdhënia të klasifikohen si shpenzime të pazbritshme për efekte fiskale.

Pra nga sot dhënia e ryshfetit merr karakter fiskal. Biznesit që japin ryshfete lart e poshtë tek zyrtarët dhe ministrat mund ti deklarojnë ato ne bilancet e tyre, por në rubrikën përballë do të duhet të llogarisin dhe tatim fitimin 15 për qind.

Megjithatë ky është vetëm hapi i parë.

Në amendimin tjetër të ligjit për tatimin mbi të ardhurat ryshfetin do ta klasifikojmë si shpenzim të zbritshëm. Pra kur biznesi jep 1 milionë euro tek ministri për të marre një tender s’ka pse paguan dhe tatim fitimin 15 për qind për këtë 1 milionë eurosh.

Se me Mërtirin dhe Zoton kështu i gjeti belaja këta. Ngaqë ja morën lekët paradhënie s’ja u prishin dot kontratën tani dhe thonë s’na le arbitrazhi. Po të ishte ryshfeti shpenzim i zbritshëm do e kishin amortizuar deri tani ata. Prandaj duhet bërë dhe kjo punë.

About Redaksia

Check Also

Fshatari, rosa dhe turisti

Nga Lutfi DERVISHI Na ishte njëherë një vend me bukuri natyrore që Zoti ia kishte …

Leave a Reply