Spahia pret drejtuesin e Komisionit të Jashtëm Britanik: Mes Shkodrës dhe Anglisë, rrugë të reja zhvillimore

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka pritur deputetin e partisë Konservatore dhe njëherazi drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia thekson se përmes bashkëpunimeve me miq të mirë të vendit tonë si z.Smith, do të ketë rrugë të reja zhvillimore dhe se Shkodra do të jetë një portë e rëndësishme rajonale dhe evropiane.

Postimi i plotë

Shkodra do të jetë një portë e rëndësishme rajonale dhe evropiane. Me deputetin e partisë Konservatore dhe njëherazi drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith pata kënaqësinë të bisedoja mbi zhvillimet politike në vend dhe sfidën e 14 Majit, urat e bashkëpunimit me fokus zhvillimin ekonomik, turistik dhe kulturor mes dy vendeve tona.

Një ndalesë e veçantë ishte ajo në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës ku deputeti Smith u njoh me një periudhë të errët që kaloi vendi ynë, e cila u duhet dëshmuar brezave të ri. Tashmë mes Shkodrës dhe Anglisë përmes bashkëpunimeve me miq të mirë të vendit tonë si z.Smith, do të ketë rrugë të reja zhvillimore. 🇦🇱🇬🇧

About Redaksia

Check Also

Trump nis shpalljen “non grata” të kukullave të Soros, kush e ka radhën pas ish-presidentes së Argjentinës?

Shtetet e Bashkuara shpallën sot Non-Grata ish-presidenten e Argjentinës Cristina Fernández de Kirchner. Në vitin …

Leave a Reply