Video/ Veliaj e pohon vetë se uji që rrjedh në çezma nuk mund të konsumohet

Zëdhësja e fushatës së kandidatit tw opozitws për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka publikuar një video ku dallohet me zë dhe figurë se si kryebashkiaku Erion Veliaj pohon se uji që rrjedh në çezmat e banorëve nuk mund të konsumohet.

‘Në 14 maj, me votën tuaj, nxirrni të papunë Erion Veliajn, që për 8 vjet ju mashtroi për ujin, të cilin e blini çdo ditë, ndërsa ju sjell në shtëpi faturat e rritura të UKT’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë

Erion Veliaj thotë se luftrat e ardhshme nuk do të bëhen për naftën, por për ujin! 🚱

Po qytetin që e administron prej 8 vitesh a e furnizon me ujë të pijshëm? 🤔

Përtej kufizimeve me orare në furnizimin e qytetarëve, uji që rrjedh në çezma është pa cilësi, nuk mund të konsumohet. 🦠

E pohon vetë Veliaj, ndoshta në një moment sinqeriteti!

Në 14 maj, me votën tuaj, nxirrni të papunë Erion Veliajn, që për 8 vjet ju mashtroi për ujin, të cilin e blini çdo ditë, ndërsa ju sjell në shtëpi faturat e rritura të UKT. ✌🏻

About Redaksia

Check Also

Protesta nuk ndalet pavarësisht kërcënimeve me gjoba, qytetarët sërish para zyrës së Ramës

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar edhe këtë mbrëmje para godinës së Kryeministrisë, ku qytetarë, studentë …

Leave a Reply