Berisha: Ftoj çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë të vijë nesër në “Arenën e Lirisë”

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në “Arenën e Lirisë”.  Berisha tha se, ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992.
“Nuk ka parë ndonjëherë Shqipëria një fushatë të zbrazët, vulgare, të shpëlarë si kjo që ka nisur me tallavanë e tij Edi Rama.
A e dëgjuat ju dje Erion Veliajn, që shpallte për ëndërr, projekte të Sali Berishës.
Varfëri ekstreme. Dhe Edi Ramës i kujtonte sapllakun e ujit në VC-në e bashkisë.
Dje tha, këtu te bulevardi i ri, paçka se bulevardi i ri ka vulën dhe firmën e Sali Berishës, me projekt e me të gjitha.
Pra, kanë qeverisur tetë vite, kanë bilanc 1 milion pemë të rreme.
U kujtua pas tetë vitesh të ngrirjes së rrogave, kur filluam t’u shpjegojmë shqiptarët se si u vidhisëm të fundit në Ballkan me rrogat, që të mashtronte me rrogat.
Dhe paraqet si dëshmitar rrogën e Bajram Begajt. Po a ka cinizëm më të madh? Apo të admiralëve. Në një kohë kur gjysma e ushtarëve ka dorëzuar dorëheqjen. Tallje!
Rendin, konfiskojnë para nëpër ministri për t’i futur në fushatë. Janë në një kaos të plotë.
Ka 1001 e një arsye që nesër të festojmë së bashku ditën e çeljes më të bukur, më premtuese, më optimiste të 31 viteve të fundit pas asaj të vitit 1992.
Edhe njëherë, ftoj çdo të ri, çdo gjimnazist, çdo të ri që voton për herë të parë, të vijë nesër në Arenën e Lirisë, që për arsye komerciale ka marrë emrin Air Albania”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply