Berisha: Ka një poll që nuk manipulohet dot, aty kandidatët tanë kanë epërsi të mahnitshme

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ka një poll që nuk manipulohet dot, aty kandidatët tanë kanë epërsi të mahnitshme. Berisha tha se, Facebook, Instagram, Google dhe rrjete të tjera, po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë.
“E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave.
Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale.
Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera, po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë.
Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë.
Këtë klimë të paparë që nga viti 1992, i ftoj shqiptarët ta kururëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores nesër në ora 12 në arënen e Tiranës, Air Albania.
Ajo duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë.
Sepse aty nisi procesi i rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer.
Në të gjitha metropolet e mëdha parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen ta shqiptojnë edhe publikisht”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply