Berisha zbulon strategjinë e fushatës elektorale

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zbuluar strategjinë e fushatës elektorale, duke thënë se sipas rastit takimet do të jenë edhe të hapura, por edhe në salla. Duke u nisur nga takimet e fundit, Berisha thotë se në shumë takime qytetarët mbeten jashtë sallave, pasi nuk ka vende.

Po ashtu Berisha tha se takimet e fushatës do të jenë pa kosto, ndërsa theksoi se fondet do të shpërndahen sipas një rregulli të caktuar.

Pyetje: Cila do të jetë strategjia në këtë fushatë, do ju shohim në sheshe me qytetarët apo takime të mbyllura?

Berisha: Varet sipas qyteteve, më së shumti në ditët që vijnë do jenë sheshet, por edhe sallat mbeten një opsion. Varet nga disa faktorë. Por ne na dikton fryma. Në shumë takime gjysma e njerëzve mbeten jashtë se nuk kishte vend në salla. Të preferueshme në këtë rast që tu adresohesh atyre që vijën dhe jo disa brenda dhe disa jashtë, por sipas rastit.

Pyetje: Si do bëhet transparenca e donacioneve dhe nga vijnë këto para, a ka një plan PD?

Berisha: PD do ketë bordin e vet, donacionet do jepen sipas një rregulli të caktuar, Por një gjë do ju them, deri tani të gjitha sallat janë dhënë gratis, me përjashtim të një rrethi që e ka privatizuar. Të tjerat kanë qene falas bashkitë pa asnjë qindarke

Tre stenda janë ndërruar deri tani. Njëra “i dalim zot”, tjetra “Shqipëria në rrezik” dhe kjo e fundit. Kaq është kostoja e fushatës së Berishës.

Nuk ka një kosto të përfillshme dhe nuk do ketë. Por do jetë e ngrohte, e zjarrtë takimi me qytetarët. Këta nuk takojnë dot qytetarët.

Zhvillohet një bisedë interesante unë e studioj. Ju ftoj nesër, të jeni të pranishëm në hapjen e kësaj fushate kaq optimiste që nuk e ka parë Shqipëria që nga viti 1992.

About Redaksia

Check Also

Zëri i Amerikës: Balla dha version ndryshe për shpërthimin te biznesi i deputetit të PS

Në Shqipëri, rëndohet bilanci i shpërthimit të ndodhur pasdite pak pas orës 16.00, në një …

Leave a Reply