Llatja i kopjoi programin, Luçiano Boçi: Kandidat pa platformë, e ftoj në debat televiziv

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka folur në lidhje me me garën përballë rivalit socialist Gledian Llatja. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log”, Boçi tha se, Gledian Llatja nuk ka platformë dhe në të gjitha takimet që ka bërë në terren, ka folur vetëm për projektet e qeverisë.

“Nuk ka platformë. Takimet që ka bërë, në fjalimin e ndjeshëm ka bërë disa ndërhyrje që do vijë qeveria do bëjë këtë gjë dhe atë gjë. Është me idenë politike që është qeveria ajo që stimulon një bashki”, u shpreh ai.

Boçi ka kërkuar një përballje me kundërshtarin e tij, Gledian Llatja. Në një intervistë për emisionin “Log.”, Boçi shtoi më tej se duhet të vendoset me detyrim në Kod Zgjedhor, ballafaqimi i kandidatëve në studio televizive.

“Unë po vij po bëj debat me opiniusionstë, gazetarë se dalin shumë gjëra për publikun. Dua të vendos një standard. Në gara politike dhe jo politike duhet të vendoset në Kod Zgjedhor, ballafaqim kandidatësh në studio televizive që ta bëjmë të vlefshëm edhe ballafaqimin. Këtu te ne virtualiteti është propagandë. Po dola unë në debat me atë, le të vijë të bëjmë debat vizionesh. I kam avantazhet e mia por ama një person i gatshëm të bëjë një garë duhet të jetë i përgatitur për këtë garë dhe të vijë dhe të ballafaqohet”, deklaroi Boçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply