Berisha: Ramën e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ramën e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal. Bersiha tha se, Rama është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj.
“Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit.
Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj.
Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal.
Ai e di se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësit dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin.
Nuk shpëton as se i vodhe vulën PD-së, nuk të shpëton as Soros, ky armik i egër i demokracisë shqiptare. Je krejtësisht i pashpresë.
Edi Ramës dhe rilindjes i themi këtu: jemi shqiptarë, ne o budallenj. Besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta falim kurrë.
Ndryshimi është në duart tuaja. Bashkë do fitojmë!
Thirrjen që ndjeva unë e keni ndjeri edhe ju. Sot jeni pishtarë shprese që ndriçoni të ardhmen e Shqipërisë.
Zoti e bekoftë opozitën shqiptare, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.
Ju sot tregoni se shqiptarët nuk shiten, sepse nuk vini te ne se jeni të blerë me narkoeuro siç bën Edi Rama. Ju nuk vini te ne se u premtojmë privilegje apo vende pune, ju sot i tregoni çdo shqiptari se dinjiteti është dinjitet dhe se ne nuk jemi një popull që mund të mashtrohemi”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply